Problemi i parkingut ne kryeqytet ka ngacmuar regjisorin e ri Klajdi Papadhimitrin, per te realizuar filmin me metrazh te shkurter “Parking”. Kineasti thote se skenari i shkruar nga Renato Kalemi e grishi menjehere, pasi është mjaft aktuale dhe e hasur nga kushdo që ka makine
Filmi sjellë historinë e nje riut i cili sorollatet gjithë aq për të gjetur një vend, për të parkuar, jetesimin i ketij personazhi nga aktori, Ervin Bejleri sjell situate groteske në planë të parë, por te hasura kudo në Tiranë.
Filmi i shkurter është gjinia që përbën shkallën e parë të skermës për atë që kërkon me zemër të bëjë kinema, madje nga regjisoret e rinj shihet si trampoline, per te shkuar drejtë endrres se tyre realizimi i filmit me metrazh te gjate. Por ky zhaner vuan mbështetjen financiare nga qendra Kombetare e Kinematografise. Megjithse gjasat jane që per 2014 te mbeshteten financiarisht ende më pak, kjo i ben edhe me pesimist artistet e rinj.
Pas premieres së shfaqur ne Tirane, Papadhimitri synon festivalet europiane si nje mundesi te mire afirmimi.