Gjate seances gjyqesore per Banden e Durresit mbrojtja ka kerkuar pafajesine e Endrit Dokles. Me seancen e sotme perfunduan dhe konkluzionet e mbrojtjes duke i hapur rruge vendimit perfundimtar te gjykates.

Seanca e ardhshme pritet te mbahet me 12 janar. Prokuroria ka kerkuar burg perjete per 4 anetare mes te cileve dhe Endrid Doklen si dhe per kreun e bandes Lulzim Berishen.

16 te pandehurit e Bandes se Durresit akuzohen per te pakten 7 vrasje 2 plagosje mbajtjen peng te nje deshmitareje si dhe disa atentate. Banda dyshohet te kete vepruar qe nga viti 1998 deri ne 2005 ne qytetin e Durresit. ah/Shqiptarja.com/