Tiranë, 19 shkurt, NOA - Numri i qytetarëve që kanë marrë pasaporta të
sigurisë së lartë ka arritur në gjysëm milionë. Ministria e Brendshme ka informuar sot se deri
ditën e djeshme, numri i aplikimeve për pasaporta biometrike arriti shifrën 501
mijë.

Ministria e Brendshme kujton qytetarët se
marrja e pasaportës së re biometrike do të shoqërohet me bërjen të pavlefshme
të pasaportës në përdorim nga shtetasi në momentin e paraqitjes pranë zyrave të
Aleat në komisariatet dhe drejtoritë e policisë në qarqe.



Nga ana tjetër ministria fton gjithë qytetarët
të vendit që të ndjekin shembullin e 501 mijë personave për të tu pajisur të
gjithë me dokumente të nivelit të lartë të sigurisë.



Duke shprehur kënaqësinë për ritmin e shpejtë dhe suksesin e këtij
procesi, Ministria e Brendshme gjen rastin të përgëzojë të gjithë qytetarët që
i janë përgjigjur thirrjes për tu pajisur me pasaporta biometrike, këtë
dokument të standardeve evropiane, thuhet në deklaratën e ministrisë së Brendshme.



m.xh/NOA