Mirëserdhët në Shqipëri!


Ky ishte urimi i parë për mjekun kinez Yong Yang Nian kur erdhi për herë të parë në Shqipëri para 7 viteve pranë Qendrës Mjekësore Pro-Life. Edhe sot ai punon këtu pranë Qendrës Mjekësore Pro-Life ku ai 7 vjet më parë ngriti Qendrën e Mjekësisë Tradicionale Kineze. Ky urim buron edhe sot nga goja dhe zemra e më tepër se 6000 pacientëve që kanë kaluar nëpër duart e profesorit. Natyrshëm lind pyetja ,kush është Prof.Dr. Yong Yang Nian? Prof.Dr. Yong Yang Nian ka kryer Universitetin e Mjekësisë Tradicionale Kineze në Shangai, në specialitetin Akupunkturë, masazh dhe Farmakologji. Ka më tepër se 42 vjet eksperiencë në këto fusha. Gjatë kësaj kohe ,ka kuruar me këto metoda dëmtime të muskujve, paraliza dhe dëmtime nervore, sëmundje të kyçeve, spondilioartrozat, dhimbje koke , dhimbje mezi (hernie diskale).


Duke qenë një njohës i talentuar i përdorimit të medikamenteve bimore, ka kuruar me sukses sëmundje të aparatit tretës, sëmundje të grave (çrregullime të ciklit menstrual), pezmatimin e prostatës, uljen në peshë dhe uljen e aftësive seksuale. Aktiviteti i  Prof.Yong Yang Nian nuk është kufizuar vetëm në Tiranë.  Mjekësia  Tradicionale Kineze me ndihmën e tij u përhap edhe në rrethe të tjera të  vendit. Për këtë ai ka zhvilluar biseda në Radio Televizionet e vendit, ka zhvilluar leksione në shkollat e larta të vendit si dhe në Akademinë Sportive. Gjatë kësaj kohe, ka patur aktivitet botues në shtypin e ditës, si edhe ka përgatitur literaturë dhe botuar libra si p.sh. Bazat e Mjekësisë Tradicionale Kineze.


Për kontributin e tij Prof.Dr.Yang Yong Nian ka marrë falenderime të përzemërta në rradhë të parë nga pacientet e tij, nga administrata e Qendrës Shëndetësore Pro-life, nga shoqata e  miqësisë Shqipëri- Kinë, nga Ministria e Shëndetësisë etj.


Prof. Dr. Yang Yong Nian gëzon të githa cilësitë e një mjeku serioz dhe i përkushtuar ndaj pacientit. Motoja e përditshme në punën e tij është “Kam ardhur t’i shërbej popullit shqiptarë, prandaj ky kontribut ka qenë dhe një shprehje e miqësisë midis dy popujve”. Urojmë që Prof. Dr. Yang Yong Nian të kontribojë më tej në atdheun e tij të dytë, në vendin e shqiponjave, duke i uruar gjithashtu jetë te gjatë dhe të gëzuar në 67- vjetorin e ditëlindjes së tij. Qendra mjeksësore Pro-Life gjendet tek Rr.Nikolla Tupe Nr.02. 


 


Lisana Subashi