Programi i koncertit hedh pak dritë mbi atë që të pranishmit do të kenë mundësinë të shohin drejtpërsëdrejti në sallën e Akademisë së Arteve. Kështu, në program janë përfshirë: Mozart, “Cosi fan’ tutte”, që do të ekzekutohet nga orkestra simfonike nën drejtimin e dirigjentit Bujar Alliu; Franc Leharm “Lippen schw/eingen”, duet me solistët Ardita Meni dhe Dritan Angoni; Saint-Saëns, “Alegro appassionata” op.70, në piano Koço Tashko; Shopen, “Souvenir de Paganini”, luan në piano Rea Bisha; S. Rahmaninov, “Etyd tablo” op39,=1, në piano Era Çaushaj; Brahms, “Nina-nana”, interpreton kori i shkollës nën drejtimin e Ermira Alliut; M. Vako, “Bie lodra”, interpreton kori i shkollës nën drejtimin e Ermira Alliut; N. Paganini, “La campanella”, luan në violinë Redi Shupeja, shoqëron në piano Luis Kapllani; A. Vivaldi “Dimri” (koha e dytë), interpreton formacioni i harqeve; J. Hajdn, “Marshi aviacionit”, ekzekuton formacioni i orkestrës së frymës nën drejtimin e dirigjentit Grid Bici; K. Badelt “Piratët e Karaibeve”, ekzekuton orkestra simfonike nën drejtimin e dirigjentes Besa Kaçinari; A.LL.W/eber “Memory”, ekzekuton orkestra simfonike nën drejtimin e dirigjentit Bujar Alliu.