Dita e parë e raundit të radhës së dialogut Prishtinë-Beograd është përmbyllur me progres. Mediat kosovare, të cilat i referohen zyrës së ndërmjetësuesit të BE-së, Robert Cooper, shprehen se atmosfera gjatë takimit ishte e mirë dhe është arritur progres, por nevojiten edhe disa detaje që të arrihet marrëveshja. Takimi pritet të vazhdojë sot rreth orës 9.45.


Në takimin e djeshëm në Bruksel, delegacioni i Kosovës dhe Serbisë kanë diskutuar në kërkim të gjetjes së modelit për përfaqësimin në forumet rajonale. Burime të Bashkimit Evropian në Bruksel thonë janë bërë disa përparime dhe nesër mund të ketë ndonjë marrëveshje.


Sipas Bashkimit Evropian, një arritje e marrëveshjes do të ishte në të mirë të të dyja palëve, sepse Serbisë i ndihmon për statusin, ndërsa Kosovës për nismat rajonale. / Kosovapress