Projektligji per administraten gjyqesore sipas Ministrit te Drejtesise, Enkelejd Alibeaj eshte sipas standardeve te BE-se dhe jo nje cenim i pavaresise se gjyqesorit. Ky projektligj jep para dhe garanci per administraten e gjyqesorit. Ministri ka bere me dije


projektligji, i cili nuk cenon asnje nga palet, si dhe nuk i "gradon" me kompetenca kancelaret e gjykatave sipas pretendimeve te gjyqtareve. Dy jane shtyllat ne te cilen mbeshtet ky projektligj, i kerkuar nga perfaqesuesit e Bashkimit Evropian. Shtylla e pare sipas ministrit mbeshtet ne garancine per administraten gjyqesore. Emerimet dhe shkarkimet behen prej ligjit. Nga ana tjeter emerimi duhet te behen sipas statusit te punonjesit civil, emerim i cili behet me konkurrence. Shtylla e dyte ne te cilen mbeshtet projektligji konsiston ne faktin qe administrata e gjyqesorit duhet te jete e mire organizuar, si dhe projektligjin e ri dyfishohen pagat e administrates. Me ndryshimet e reja te gjithe punonjesit e administrates se gjykates do te kene statusin e punonjesit civil. Pra sipas Alibeaj kancelari eshte administrator ne cdo kerkese qe paraqet gjyqtari, kerkese qe duhet ta zbatoje.