Premiere / Historia e ndalimit te baletit Romeo dhe Zhuljeta me muzike te Sergei Prokofiev ne Rusine e viteve 30 dhe suksesi i premieres ne Teatrin e Kirovit.

Teatri Kombetar i Operes dhe Baletit ne Tirane e sjell premiere me koreografi te bullgarit Loukanov





Nuk eshte e thjeshte te takosh koreografin Peter Loukanov keto dite ne TKOB. Udhetoi nga Sofja ne Tirane per te punuar per Romeo dhe Zhuljeten e Shekspirit me muzike te Sergei Prokofiev. Oret shtese mbi normen e caktuar per provat duket se nuk i dalin Loukanov-it per te punuar me balerinet shqiptare.





Sergei Prokofiev 1891-1953 pianist kompozitor dhe dirigjent rus nga nje nder krijuesit me te rendesishem te shek. XX filloi ta shkruante Romeo dhe Zhuljeten me 1933 dhe e perfundoi me 1935. Ne kohen kur vendosi te merrej me kompozimin e kesaj vepre kishte shkruar nje sere operash dhe muzike per balet dhe kishte nje histori te gjate bashkepunimi me Festivalin Rus Sergei Diaghilev.





Kishte krijuar baletin Hapi i elikte Djali Plengprishes kishte fituar siguri ne krijim kishte arritur qe ti shpetonte fragmentarizmit te gjente nje gjuhe te perbashket mes dramaturgjise dhe muzikes dhe ti jepte ngjyra dhe freski baleteve qe ai krijonte.

Nje veper si Romeo dhe Zhuljeta kishte frymezuar te tjere para tij nje Berlioz dhe nje Gounod ne France Bellinin ne Itali dhe ajkovskin ne Rusi.





Ne vitin 1933 Prokofiev vendosi te krijoje nje balet te plote me tri akte mbi vepren e Shekspirit. Krijimi i tij nisi me konturimin e figures se Zhuljetes vajzes se vogel e kureshtare te Kapuleteve qe pak e nga pak ndryshon natyre nen efektin e dashurise. Po ashtu edhe Romeo.





Libreti u shkruajt nga Adrian Piotrovsky dhe Sergey Radlov.

Teatri i Kirovit ne Leningrad mezi priste te prezantonte baletin e Prokofievit. Por kur me 1934 kompozitori e prezantoi krijimin e tij ne teater dhe foli per historine e dashurise mes Romeos dhe Zhuljetes baleti u refuzua. Sic e shpjegon ne shkrimet e tij me vone Prokofiev problemi qendronte te finalja tragjike e historise dhe historia nuk kishte frymen e kohes.





Me vone kompozitori nenshkroi nje kontrate me Teatrin e Bolshoit ne Moske per ta shfaqur atje baletin por u refuzua per te njejten arsye. Vepra arriti te vihej ne skene vetem me 1938 ne Teatrin e Operes Brno ne ekosllovaki.





Autoritetet sovjete nuk e lejuan Prokofievin te ishte ne premieren ceke. Ai mesoi per suksesin e saj nga goja e te tjereve.





Ne vjeshten e po atij viti Teatri i Kirovit beri perpjekje te dyte per ta vendosur Romeo dhe Zhuljeten ne skene me koreografi te Leonid Lavrovskyt. Vete muzikantet dhe trupa e baletit kundershtonte te interpretonte ne kete pjese qe u dukej nje muzike qe fikte shpresat.





Por kundershtimi fillestar pak nga pak po zbutej dhe u arrit nje mirekuptim i dyanshem derisa arriti te rrezoheshin poshte keto ide dhe vepra te vihej premiere ne vitin 1940. Muzika lirike e Prokofievit qe shoqeronte historine tragjike te dy te dashuruarve u prit me sukses nga shikuesit e Kirovit dhe u konsiderua e shkelqyer nga kritika.





Me vone ne vendin e tij Prokofiev krijoi baletin Hirushja operen Lufta dhe Paqja muziken e filmit Ivan i tmerrshem te Ejzenshtejnit pjesen e pare te se ciles e shkroi me1942-1944 dhe pjesen e dyte me 1945.





Peter Loukanov koreografi qe e ka marre persiper krijimin e Prokofievit me trupen e Tiranes ka pasur pervoje te gjate si krijues dhe drejtues ne Bullgari. Ai ka studiuar ne klasen e Leonid Lavrovskyt balerinit dhe koreografit rus qe mori ne dore venien e shfaqjes se Prokofievit.





Ne vitin 1967 deri me 1989 dhe nga 2000-2001 Loukanov ka qene mjeshter baleti dhe shef i trupes se Baletit Kombetar drejtor artistik i Departamentit te Dancit Klasik drejtor i Shkolles Shteterore te Koreografise.





Nga viti 1980 deri me sot ai eshte profesor ne specialitetin Koreografia Tradicionale Bullgare ne Akademine e Muzikes Koreografise dhe Arteve Figurative AMDFA ne qytetin e Plovdivit ku vazhdon te punoje dhe sot.





Po ashtu ka qene shef i Katedres se Koreografise 1989-1999 dhe zevendes rektor i kesaj Akademie. Nga marsi i vitit 2006 ai eshte zevendes drejtor i Trupes se Baletit ne Teatrin Kombetar te Operes dhe Baletit ne Sofje. Qysh nga 1965 deri tani ka realizuar koreografine e 73 baleteve 26 baleteve miniatura 17 prej te cilave kane marre pjese ne Konkurse Nderkombetare te Baletit ne Varna dhe ne Moske valle per 41 opera muzikal opereta 6 filma baleti.





Ne repertorin e tij numerohen koreografite Apollon Musagte Agon nga Igor Stravinsky Hirushja Romeo dhe Zhuljeta Ala dhe Lolly nga Sergei Prokofiev Apocalypse nga Vassil Kazandjiev Notre-Dame de Paris nga Maurice Jarre Bolero nga Maurice Ravel.





Baleti me koreografi te Loukanovit shfaqet ne skenen e Teatrit te Operes me 1819 21 22 mars ora 19.00. Ne role kryesore jane Enada Hoxha Odeta Dishnica Zhuljeta Gerd Vaso Ervis Nallbani Romeo Sokol Zhugri Tibaldi Endri Shkoza Helios Papadhima Merkuti Dion Gjinika Parisi dhe Eskalus Fatjon Lito Benvolio si dhe Rovena Shqevi Ledia Sula Isida Mollaymeri Jonida Onuzi Adela Mucollari Loreta Bala Joli Eleni Gjovreku Alisa Gjoni Erald Zela Julind Dervishi Silvester Shuta Igli Mezini Eni Balla. Skenografia eshte realizuar nga Agim Zajmi.





Kostumet Tzvetanka Petkova-Stoynova Dirigjent Ermir Krantja. Koncertmaester Enina Llozi. As/Koreograf Maria Loukanova.

Romeo dhe Zhuljeta eshte vepra qe ka terhequr skena ne Tirane kete sezon.





Romeo dhe Zhuljeta me regji te Kico Londos po shfaqet keto kohe ne Teatrin e Metropolit.

Te njejten veper por ne Teatrin Kombetar e sjell ne kete sezon regjisori italian Carlo Bruni. Kurse Loukanov filloi dje nga provat ne skene.

Baleti Romeo dhe Zhuljete eshte vene per here te pare ne TKOB nga Agron Aliaj ne vitin 1996.