Kukës
Vdekja e punëtorit turk brenda tunelit të Kalimashit ka qenë aksidentale. Sipas hetimeve paraprake, vdekja është shkaktuar nga një gabim i vetë punëtorit. Në shenjë zie, ditën e enjte asnjë nga punëtorët e turnit nuk është futur në tunel dhe puna është pezulluar. “Ajo çka mund të them është se kjo vdekje mund të quhet aksidentale”, tha një nga ekspertët e grupit hetimor. Prokurori i Kukësit, Xhevahir Lita, thotë se çështja është në fazat e para të procesit të hetimit dhe të akteve të ekspertimit. Mësohet se dje janë marrë në pyetje shumë dëshmitarë okularë. Ndërkaq, prokurori i rrethit ka shtuar se nëse ngjarja ka fajtorë mund të ketë edhe arrestime. “Ne do të veprojmë sipas ligjit dhe do e ndjekim këtë çështje deri në fund”, tha prokurori Lita. Manovratori turk, 54-vjeçari Kasem Dynder, ishte punëtor mjaft i zoti, siç e përshkruajnë punëtorët e tunelit.
#