Prokuroria ka bërë publike një deklaratë në lidhje me arrestimin e Fatmir Kajollit.

Prokuroria: Emri i Fatmir Kajollit ka qenë në listën e shtetasve shqiptarë të kërkuar ndërkombëtarë.

Prokuroria vijon në deklarimin e saj se Interpol Tirana ka qenë e pajisur me këtë listë që më përpara.

Në deklaratë thuhet se policia mund të veprojë kurdo për zbatimin e arrestimeve të asaj liste.

Prokuroria ka deklaruar gjithashtu se lista e personave të kërkuar nuk i komunikohet prokurorisë. 


(ar.si/BalkanWeb)