SARAJEVE - Prokuroria e Bosnjë Hercegovinës bëri të ditur se do të kërkojë ekstradimin e të kërkuarit Naser Kelmendi, i cili është arrestuar në Kosovë.

Bosnjë Hercegovina do ta kërkojë ekstradimin e Kelmendit në kuadër të akuzave për krim të organizuar, tregtim narkotikësh dhe vrasje.

Prokuroria e Bosnjë Hercegovinës ka marrë sot nga Interpoli informacion për arrestimin e Naser Kelmendit në Kosovë.

Për shkak të urgjencës së veprimit dhe masave të paraburgimit të caktuara në Kosovë, ky informacion do t’u dorëzohet organeve kompetente të drejtësisë dhe policisë në Kosovë, njoftoi Prokuroria e Bosnjë Hercegovinës.

(er.nu/rel/BalkanWeb)