Sali Berisha dhe Ndrea Prendi

Sali Berisha dhe Ndrea Prendi


Ndërkohë që Partia Demokratike po përgatitet për të parën protestë të madhe ndaj qeverisjes së majtë, e përditshmja Shqiptarja.com raporton se prokuroria po bëhet gati për të thirrur ish- kryeministrin Sali Berisha si dëshmitar për 21 janarin.


Gazeta i referohet burimeve të saj në prokurori, duke theksuar se Berisha nuk do të thirret për tu pyetur në cilësinë e të pandehurit, por vetëm në cilësinë e dëshmitarit, që ka dijeni për ngjarjen.


Nuk dihet sa i vërtetë është ky lajm, ndërkohë që Berisha e ka refuzuar drejtësinë në dy raste të mëparshme, për vrasjen e Azem Hajdarit dhe për ngjarjet e 14 shkurtit 1998.