Rama ne KryeministriËshtë prezantuar sot për lexuesin shqiptar libri Fitimtarët, me autor Alastari Cambpell. Promovimi i librit u bë në ambientet e kryeministrisë.


Alastair Campbell, ka qenë ish-drejtor i komunikimit të Tony Blair. Të pranishëm në këtë eveniment ishin kryeministri Rama, trajneri i Kombëtares shqiptare Gianni De Biasi, ish-trajneri i Kombëtares italiane Arrigo Sacchi dhe autori i librit.


Prezantimi i librit është bërë nëpërmjet një diskutimi personalitetesh. Gjatë diskutimit. Kryeministri Rama i tha De Biasit se Shqipëria e ka bërë një fitues të madh. Shqipëria të ka bërë një fitues të madh. Do pranosh prestigjin që të dha Shqipëria për në Francë 2016 ?.


Ndërkaq trajneri i kuqezinjve tha se qëllimi është që ta çojë ekipin në Kampionatin e Botërorit, por më parë duhet parë ecuria  e tij në Kampionatin Europian Francë 2016.


6 nëntor 2015 (gazeta-Shqip.com)


Ky shkrim Promovohet libri “Fitimtarët”, me autor Alastari Cambpell u publikua me pare te Gazeta SHQIP Online.