“Kam folur përmes vendimit” ky është komenti i gjyqtares së gjykatës së Durrësit Joana Qeleshi e cila i njohu të drejtën e pronës në 45 ha tokë në Gjirin e Lalzit familjes Seçuni.


E kontaktuar nga Ora News gjyqtarja Qeleshi nuk ka pranuar të komentojë më tej as vendimin e ministrit të Drejtësisë Ylli Manjani për të nisur procedurat për ti kërkuar KLD-së shkarkimin e saj.


Ministri deklaroi dje se vendimi është shumë i rëndë me një pasojë shumë të rëndë dhe e patolerueshme. Shkelja e ligjit cënon rëndë figurën e gjyqtarit”


Në truallin që iu njoh e drejta e pronës familja Seçuni, biznesmeni libanez, Faadi Mitri, administratori i Grupit OMNIX në Shqipëri kishte marrë leje për të zhvilluar investimin me vlerë fillestare 450 milionë dollarë.


Më 21 shtator u largua nga të Shqipëria administratori i kompanisë  Fati Mitri,  i cili u dhunua nga tre persona.


Toka tek Gjiri i Lalzit, Manjani kërkon shkarkimin e gjyqtares



Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter