rama1

Propozimet për një "protektorat ndërkombëtar mbi drejtësinë" dalin nga zyra e kryeministrit dhe jo nga ndonjë zyrë ndërkombëtare, madje vetë Komisioni i Venecias e ka rrëzuar Komisionin Rama-Xhafa edhe në këtë pikë. Këto shpikje synojnë të çorientojnë jo vetëm reformimin e sistemit të drejtësisë, por edhe të cenojnë sovranitetin e institucioneve, për shkak të orekseve politike e korruptive të kryeministrit. "Ndërkombëtarët" e Edi Ramës janë "të brendshmit" e infiltruar për ta shndërruar sistemin e drejtësisë në një shtojcë të pushtetit të kryeministrit

"Shqipëria është një vend kandidat për Bashkimin Evropian. Shqipëria është një vend që po troket në derën e Bashkimit Evropian për të hapur negociatat. Shqipëria ka një legjislacion të vetin, ku ka hapësirë për të bërë hetim për këdo dhe për gjithçka. Gjithkush ka të drejtë të bëjë hetime të plota dhe të shfrytëzojë të gjithë hapësirat që jep legjislacioni shqiptar për këtë gjë", ky është Edi Rama që refuzon hetimin ndërkombëtar të CEZ-it në një intervistë për Zërin e Amerikës dhe vazhdon të jetë ende kështu veçse tashmë ka gjetur ambalazhin e një "protektorati ndërkombëtar" mbi drejtësinë për të vendosur në fakt protektoratin e vetë mbi të gjithë sistemin e drejtësisë. Kalifi i qeverisë s'heq dorë nga marrja nën kontroll e çfarëdolloj strukture shtetërore, prandaj ka nisur fushatën për të delegjitimuar rekomandimet e Komisionit të Venecias për reformën në drejtësi. Presioni i kryeministrit Rama po përqendrohet tek politika që kërkon konsensus e gjithëpërfshirje, prandaj po porosit linjën mbrojtëse, si një mbështetës i tezës për "protektorat ndërkombëtar në drejtësi". Gjyqtarët dhe prokurorët ndërkombëtarë, mundësia e vetme që veglat edviniste të katapultohen në drejtësi si "propozime perëndimore". Sigurisht, askush veçanërisht vetë ndërkombëtarët nuk kanë folur për një Eulex në Shqipëri porse për një sistem të drejtësisë pa vatra politike. Vetë Reformë në Drejtësi mbështetet nga ndërkombëtarët jo vetëm për shkak të përmbajtjes, por për shkak se ata besojnë se Shqipëria është e denjë dhe ka kapacitet që si çdo vend sovran të ndërmarrë reforma të një kalibri të tillë. Në fakt, propozime për një "protektorat ndërkombëtar mbi drejtësinë" dalin nga zyra e kryeministrit dhe jo nga ndonjë zyrë ndërkombëtare, madje vetë Komisioni i Venecias ka rrëzuar Komisionin Rama-Xhafa edhe në këtë pikë. Këto janë shpikje të atilla që synojnë të çorientojnë jo vetëm reformën në drejtësi por edhe sovranitetin e Shqipërisë për shkak të orekseve politike dhe korruptive të Edi Ramës. "Ndërkombëtarët" e Edi Ramës janë "të brendshmit" e infiltruar për ta shndërruar sistemin e drejtësisë në një shtojcë të pushtetit të kryeministrit. Qëllimi është që të krijohet një kastë e re në drejtësinë që mund të jetë edhe më keq se ajo e vjetra. Një nomenklaturë që shërben si një mur rrethues për korrupsionin qeveritar e të pengojë çdo hetim që mund të prekë vetë kryeministrin, i cili është i skeduar nga OSBE-ja si politikan i korruptuar me 200 milionë dollarë pasuri si pasojë e aferave të famshme të 20%-it. Reforma në Drejtësi do të miratohet dhe Rama ka të drejtë që ka frikë, porse shpikjet e tij me "ndërkombëtar" janë një përpjekje për të bllokuar reformën.