Autori i Lajmit: red.
Ministria e Arsimit dhe Shkencës ka miratuar tashmë Programet Orientuese Lëndore (POL) për provimet e Maturës Shtetërore 2009. MASH ka publikuar edhe në ëeb-in e saj programet e reja orientuese për lëndët Matematikë, Gjuhë-Shqipe Letërsi, Fizikë, Kimi, Biologji, Anglisht, Histori, Gjeografi, Njohuri për Shoqërinë, Ekonomi, Filozofi, Frëngjisht, Italisht. Këto programe u hartuan nga Instituti i Kurrikulës dhe Trajnimeve (IKT) dhe janë baza për hartimin e testeve të provimeve të Maturës Shtetërore nga Agjencia Qendrore e Vlerësimit të Arritjeve të Nxënësve (AVA). Ato përmbajnë nga 50 - 60% të programit të plotë të lëndëve të shkollave të mesme. Shpërndarja në kohë e programeve lëndore orientuese synon një mbarëvajtje më të mirë të nxënësve gjatë semestrit të dytë të vitit të fundit të shkollës së mesme. MASH ka kërkuar nga të gjithë maturantët të përqëndrohen në tërësinë e lëndëve dhe jo vetëm në pjesën e programit që përmbajnë këto Programe Orientuese Lëndore.



Ky lajm është publikuar: 14/02/2009