Për më shumë se nëntë vite shef i Departamentit të Gazetarisë në Universitetin e Prishtinës, Milazim Krasniqi nuk është më.

Krasniqi ka treguar për "Zëri", se më shumë se nëntë vite që ishte shef I Departamentit të Gazetarisë në UP , në tetor të këtij viti kishte dorëzuar kërkesën për largim nga kjo pozitë.

" Unë që nga 1 Tetori nuk jam më shef i Departamentit të Gazetarisë në UP. Për sa kohë që isha i kam përfunduar të gjitha projektet me sukses. Nuk ka asnjë arsye për largim nga kjo pozitë ishte dëshirë e imja", tha Krasniqi.

Ndërkaq, në vend të Milazim Krasniqi është Bajram Kosumi.