Monologu tragjik i nje gruaje drejtuar nje femije qe mban ne bark, dyshimet, ankthet, sensi i fajit shoqerojne zgjedhjen e saj per t'i dhene apo jo jete femijes se saj. Sikur ta nxjerre ne drite...atehere do t'i mohonte lirine vetes.

Kthehet e masterizuar ne kater cd, audio-libri "Leter nje femije qe nuk lindi kurre", qe autorja Oriana Fallaci regjistroi ne 1993.

Nje rast unik per te ridegjuar zerin e vete Fallaci-t dhe reflektimet e saj per dilemen 30-vjecare, shoqeruar edhe nga nje debat nderkombetar.

Pasazh...

"Sonte mora vesh qe ti ishe; nje gllenke jete, arratisur nga asgjeja. Po qendroja me sy zgurdulluar ne erresire dhe ne ate moment u ndez nje drite sigurie. Po, ti ishe. Ekzistoje. Ishte njesoj si te isha goditur me arme ne kraharor. Zemra me ndaloi. Dhe kur rinisi te rrahe me nje zhurme te mbytur,me goditje te cuditshme, pashe se po fundosesha ne nje pus, ku cdo gje ishte e terrorrizuar dhe e pasigurte. Dhe tani ja ku jam, e mbyllur me celes brenda frikes qe me lag veshtrimin, floket dhe mendimet. Dhe ketu humbas...


Ribotohen librat e Fallaci-t

Biblioteka Universale 'Rizzoli' ne Itali do t'i propozoje publikut muajt e arshem libra tashme qe jane shume te veshtire te gjenden por qe e kane bere te famshe autoren ne te gjithe boten.

Ne janar pas audio-librit, do te dale edhe teksti i "Leter nje femije qe nuk lindi kurre" shkruar ne vitin 1975. Po ashtu do te ripublikohen  edhe tri librat thuajse te pagjetshem te Fallaci-t: "Shtate Mekatet e Hollywood", "Seksi i Kote" dhe "Antipatiket".

Me vone do te dalin ne librari edhe te gjitha botimet e tjera duke nisur qe nga "Penelopa ne lufte", "Nese Dielli Vdes", "Asgje e Keshtu Qofte", "Ate Dite ne Hene", Nje Burre", "Insciallah" deri te triologjia e famshme "Zemerimi dhe Krenaria".