Të tjera rreth shkrimit Pamjet e vrasjes VIDEO/1 VIDEO/2 | FOTO





TIRANE – Janë bërë publike pamjet ku 35-vjeçari shqiptar Redinel Dervishaj vrau me thikë një shtetas amerikan, Anthony Lacertosa, që po festonte fejesën e tij në një restorant në Staten Island të Çikagos. Dervishaj është arrestuar në mars nga FBI por vetëm sot janë publikuar pamjet e vrasjes për të cilën ai akuzohet.

Sherri vdekjeprurës ndodhi kur menaxheri i restorant “Espana”, Ridi Zeneli, dhe Dervishaj, i cili besohet se ka qenë i punësuar aty, mbërriti pas restorantit në kamionçinën e Dervishajt për të mbyllur dyqanin.

Kur ata dolën në rrugën plot pemë para restorantit, kapën dy vetë të shoqërisë së Lacertosës që po urinonin përpara restorantit.

“Kanë shkëmbyer fjalë, njerëzit filluan të shtyheshin dhe të ziheshin dhe shumë vetë të grupit të Lacertozës dolën nga restoranti” tha një burim. Të paktën 12 vetë rrethuan Zenelin dhe Dervishajn i cili ka humbur një gisht dhe ishte “duke lëvizur me shpejtësi krahun si një i çmendur” thotë një tjetër burim. “I iku mendja. Në një pikë, u duk se qëlloi njërin nga djemtë me grusht” thotë një tjetër burim.

Gjatë sherrit, Dervishajn e hedhin mbi kofkën e një makine të parkuar në rrugë, sikurse duket nga kamerat e sigurisë.
Por ai e mori shpejt veten dhe u ngrit në këmnbë, por nuk mund të hapte derën ndaj vrapoi e hyri në restorant, ku mori një thikë kasapi dhe qëlloi në gjoksin e Lacertosës.
Zeneli mori një armë nga brenda, por ai më pas vrapoi kur ai u hodh. Ai nuk është akuzuar për ndonjë krim.

Dervishaj është qëlluar në 2007 gjatë një grabitje kriminale ndërkohë që është arrestuar edhe në 2004 sepse kishte kërcënuar bashkëshorten me një thikë.

Vëllai i tij, Plaurent Dervishaj, është anëtar i Bandës së Durrësit dhe një ndër personat më të kërkuar të drejtësisë shqiptare. Plaurent Dervishaj është kunati i Lulzim Berishës, dhe është dënuar në mungesë nga drejtësia shqiptare me burgim të përjetshëm.

(im/shqiptarja.com)