Mësohet se materialet zgjedhore janë djegur gjatë rrugës drejt qendres të votimit por mbeten të paqarta shkaqet dhe autorët. Përfaqësues të ODIHR janë nisur drejt vendngjarjes. KQZ do zëvendësojë materialet, dhe fletët e votimit. 

PUKE- Digjen materialet zgjedhore në fshatin Vrri të Pukës. Lajmi është dhënë fillimisht për televizionin “News24” nga burime të Partisë Socialiste por më pas u konfirmua në vendngjarje se është djegur baza materiale zgjedhore në këtë fshat.
Ndërkohë në vendgjarje janë nisur edhe përfaqësues të ODIHR-it. Mësohet se materialet zgjedhore janë djegur gjatë rrugës drejt qendres të votimit por mbeten të paqarta shkaqet dhe autorët e kësaj ngjarjeje.

Komisioni Zonal i Administrimit të Zgjedhjeve në Pukë i ka nxjerrë të pavlefshme të gjithë materialet e dëmtuara dhe i ka kërkuar KQZ-së zëvendësimin e tyre me materiale të reja, përfshi dhe fletët e votimit.
(e.n/News24/BalkanWeb)