Të tjera rreth shkrimit VIDEO/ Transparenca e konkurseve CV dërgohen në PS për punësim Rama për kritikët e punësimit online Aplikimet për punë në PS Rama: Tani aplikoni për punë




TIRANE- Plot 8600 CV janë dorëzuar deri tani në adresën online që Partia Socialiste ka vënë në dispozicion për të gjithë ata që janë të interesuar të provohen në skuadrën e re për Shqipërinë. Milena Harito deputeja e kësaj force politike në një intervistë për “A1 Report” është shprehur se qëllimi i mbledhjes së këtyre të dhënave është që të bëhet sa me transparent procesi i konkurseve për punësim në administratën shtetërore si dhe rritja e e cilësisë së rekrutimeve.
 
Sipas Haritos do të nisë të zbatohet edhe ligji për mbrojtjen e të dhënave personale dhe atyre shtetërorë, ku çdokujt që do t’i dorëzohet një CV, do te jetë i detyruar të raportojë te Komisioneri për Mbrojtjen e të Dhënave Personale.
 
Nga këto 8600 CV, 4600 aplikime janë bërë nga meshkuj dhe 3600 nga femrat. Rezulton po ashtu se 50 përqind e tyre kanë mbi 5 vjet eksperiencë, 35 përqind me nivel arsimor master e doktoraturë. Nga ana tjetër, 72 përqind e tyre kanë aplikuar nga Shqipëria, ndërsa pjesa tjëtër janë nga ata që kanë mbaruar studimet jashtë vendit.

Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)