Presidenti rus Vladimir Putin në fjalimin e tij të sotëm të mbajtur në Sheshin e kuq në Moskë me rastin e 9 Majit, Ditës së Fitores, ka thënë se vulllneti i fortë i popullit rus, e ka shpëtuar Evropën nga skllavëria.




Dita e sotme ku shënohet 69 vjetor i dorëzimit të Gjermanisë Naziste te forcat aleate në Evropë dhe përfundimi i Luftës së Dytë Botërore apo siç njihet në Rusi si Lufta më e madhe patriotike, sipas Putinit është një ditë e madhe.

AdPlatformZone = {id: "549fcab82",format: "410x0"};


Kjo ditë sipas tij, është një burim i patriotizmit, pikëllimit dhe krenarisë për popullin rus.

Putin ka folur para mijëra njerëzve dhe afro 11 mijë trupave ushtarake të cilët sot po marrin pjesë në paradën e organizuar me rastin e kësaj dite.




Mjete të forta luftarake duke përshirë edhe avionët e helikopterët, po marrin pjesë në këtë paradë.




Festimi i këtij viti, sipas analistëve, ka një dozë më të madhe të patriotizmit pas aneksimit të Krimesë nga ana e Rusisë. /Indeksonline/