PRISHTINE- Gazeta kosovare Express shkruan sot se Presidenti rus, Vladimir Putin ka pranuar në mënyrë të tërthortë pavarësinë e Kosovos, teksa fliste për Krimenë.

Gjatë një konference për media, Putin ka deklaruar se Krimea është pjesë e Ukrainës e cila është aneksuar nga Rusia, njësoj si edhe rasti i Kosovës.

Sipas Putinit, dallimi i vetëm ndërmjet tyre është se Krimea është ndarë me anën e një referendumi, ndërkaq Kosova me anë të një deklarate pavarësise.

Tani, si duhet të kuptohen këto deklarata të presidentit rus, i cili në mënyrë të tërthortë “pranoi” pavarësinë e Kosovës?
(ma.ar/BalkanWeb)