KAVAJË- Qendra Kombëtare e Regjistrimit do të mbyllë zyrën e saj në Bashkinë e Kavajës dhe do ta hapë atë në komunën Synei me qëllim që banorët të marrin shërbimet.

Drejtori i QKR-së Tomi Kola shpjegon se ky vendim është marrë pasi Bashkia e Kavajës ka penguar marrjen e pajisjeve të zyrës të QKR-së për pastrim dhe rregullim, edhe pse kjo i është kërkuar zyrtarisht që më datë 21 tetor 2011. Pas bllokimit disa mujor të punës, Bashkia e Kavajës ka lejuar vetëm dy javë më parë marrjen e kompjuterëve, ndërkohë që mban peng printerët.

“Ka katër muaj e gjysmë që popullit të Kavajës nuk i është dhënë shërbimi i Qendrës Kombëtare të Regjistrimit, për arsye se Bashkia e Kavajës nuk lëshon pajisjet e Qendrës Kombëtare të Regjistrimit që janë pronë e qeverisë qendrore. Ne nuk kemi gatishmëri për të tërhequr të gjitha pajisjet, prandaj u vendos që kjo zyrë pranë bashkisë të mbyllet. Ky vendim u mor pasi është biseduar me komunën më të afërt të Kavajës që është komuna Synej, që është në anën tjetër të rrugës pra 500 metra nga qendra e Kavajës”, tha Tomi Kola, Drejtor i Përgjithsheëm i QKR.

Kreu i QKR-së, Kola shpjegon se zyra e re në Synej do të ketë kushte më të mira për t’i shërbyer qytetarëve se ato në Bashkinë e Kavajas.

“Meqënëse në këtë komunë zyrat janë të reja, me dritare, me ajrosje, pa lagështirë, me vendparkimi për qytetarët, kjo sigurisht është një zyrë shumë më e mirë se zyra e vënë në dispozicion nga Bashkia e Kavajës, k ue vetmja dritare për ajrosje është afër tavanit, sa një dritare burgu”, komentoi Kola.

Gjatë katër muajve të fundit, banorët e Kavajës i janë drejtuar Tiranës dhe Durrësit për të marrë shërbimet e QKR-së.
(ma.ar/NEWS24/BalkanWeb)
Lidhje te tjera VIDEO: QKR mbyll zyrën në Kavajë, Kola: Bashkia na hapi pengesa