Qarku i Kukësit është përfshirë nga reshje të dendura dëbore. Për pasoja, pjesa më e madhe e akseve rrugore duhet të qarkullohet me zinxhirë.


Akset rrugore: Tuneli Kalimash – Dogana Morinë, Kukës – Bushtricë, Domaj – Reç, Kukës – Ura e Zapodit, Shote Galica – Qendër Kukës – Krumë, qarkullohen me zinxhirë.


Gjithashtu qarkullohen me zinxhirë akset e Burrelit, Peshkopisë dhe Bulqizës.


Në akset e Korçës është bërë hedhja e kripës për shkak të ngricave. Qarkullimi është normal.


Të gjithë kontraktorët janë në gatishmëri me mjete dhe fuqi punëtore. Gjithashtu kanë të depozituara edhe sasitë e kripës.


Në qarqet e tjera të vendit, situata paraqitet normale.


/Ora News/


 


 


Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter