Shuhen shpresat e Federatës Shqiptare të Futbollit (FSHF) për "një fitore" ndaj drejtorit të Stadiumit Kombëtar "Qemal Stafa", Perikli Dhales, pasi ndeshje eliminatore e Euro 2008-s, ajo kundër Sllovenisë, nuk do të luhet në Shkodër, sic pati propozuar Duka, por në kryeqytet, në impiantin më të madh futbollistik në vend.
Këtë e konfirmuar dje ekskluzivisht për gazetën "Standard" vetë zoti Dhales, i cili ka sqaruar se është pala sllovene ajo që nuk ka pranuar të luajë në Stadiumin "Loro Borici" të Shkodrës, por vetëm në kryeqytet. "Ashtu sikundër janë edhe procedurat, përfaqësueses të Federatës Sllovene të Futbollit kanë mbërritur këto ditët e fundit në Shqipëri, me qëllim inspektimin e të gjitha kushteve përpara ndeshjes së 24 marsit", - ka pohuar drejtori i Sh.a.-së që administron Stadiumin Kombëtar "Qemal Stafa" dhe Pallatin e Sportit "Asllan Rusi", të kryeqytetit.
"Pasi kanë parë edhe Stadiumin Loro Borici dhe akomodimin alternativ, pala kroate ka theksuar se kërkon ta luajë ndeshjen vetëm në "Qemal Stafa", kjo për arsye se Stadiumi Kombëtar është pranë dy hoteleve të mëdha, "Rogner" dhe "Sheraton", ku ka të ngjarë të akomodohet skuadra mike, si dhe në afërsi të zonës së Bllokut, për qëllime clodhjeje dhe argëtimi", - ka konfirmuar Dhalesi, i cili pret tashmë përgjigje nga FSHF-ja përsa i përket përqindjes së ndarjes së të ardhurave nga biletat dhe reklamat.