Nga Express më 09 shkurt 2011 në ora 16:55

Tashmë është arritur marrëveshja për koalicion ndërmjet PDK-së dhe AKR-së, raporton RTK, duke u mbështetur në një burim të lartë brenda partisë fituese të zgjedhjeve. Koalicioni do ta përfishijë edhe Listën Ibrahim Rugova si dhe minoritetet.



Sipas kësaj matematike, koalicioni do të ketë mbështetjen e 65 deputeteve, pasi PDK-ja ka 34 deputetë, AKR-ja ka 8, minoritetet 22 deputetë (pa partinë e Rada Trajkoviqit), si dhe një deputet nga Lista Ibrahim Rugova.



Sipas RTK-së, në orët e pasdites kryeministri Hashim Thaçi ka mbajtur një takim me grupin parlamentar të PDK-së, ku i ka njoftuar për zhvillimet e fundit politike.



Pritet që marrëveshja për koalicion të formalizohet deri në fund të javës.