Gjykata e Lartë në Britani ka vendosur tia delegojë Parlamentit të drejtën për të vendosur përmes votimit nëse Mbretëria e Bashkuar mund të fillojë procesin e largimit nga Bashkimi Evropian.


Kjo do të thotë se qeveria nuk mund të hapë vetë Artikullin 50 të Traktatit të Lisbonës, për nisjen e bisedimeve formale me BE-në.


Kryeministrja britanike, Theresa May, ka këmbëngulur se referendumi i 23 qershorit për dalje nga BE-ja dhe fuqia e qeverisë nënkuptojnë se nuk ka nevojë për votën e Parlamentit.


Qeveria pritet të apelojë vendimin e Gjykatës.


 


Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter