Ndertimi i nje centrali qe do te prodhoje energjie me ere ne Karaburun, ka marre dje miratimin e qeverise. Zbatues i projektit do te jete "Enpower Albania", sh.p.k, filial ne Shqiperi i "Moncada Energy Group", Srl, Itali. Prodhuesit e energjise nga era pritet qe ne vitin 2010, te nisin prodhimin e energjise edhe ne Shqiperi, permes biznesit qe do te sjellin investitoret e huaj ne bashkepunim me ata vendas. Sipas Entit Rregullator te Energjise (ERE), deri tani jane licencuar disa subjekte per prodhimin e energjise nga era, me kapacitet rreth 270 ME. Qeveria miratoi vendimin qe nje siperfaqe pyjore prej 95.746 ha ne rrethin e Vlores, te sherbeje per ndertimin e nje parku per prodhimin e energjise nga era, nga firma "Enpower Albania". Ne kete siperfaqe do te vendosen anemometrat, nenstacionet, rruget, shtyllat e tensionit te larte, infrastruktura lidhese elektrike, aerogjeneratoret, etj, te nevojshme per funksionimin e parkut energjetik me ere ne brinjat e Fushes-Karaburun, Kume-Shashice, Ana e Detit-Palase, Parku Pyjor Llogara dhe ne ekonomite kullosore Karaburun, Dukat-Tragjas-Shashice, Shashice-Gumenice, ana e detit. Tregu tashme eshte hapur, pas studimeve te kryera ne zona te ndryshme te vendit per mundesine e shfrytezimit te eres per prodhimin e energjise. Mullinj me ere per prodhimin e energjise nuk do te kete vetem ne Vlore, por edhe ne Lezhe. Nje projekt me kosto prej rreth 1 miliard eurosh, parashikon ndertimin e nje parku te prodhimit te energjise elektrike me ane te eres.





Projektet


Pas projektit te Karaburunit, i cili parashikon ndertimin e 250 aerogjeneratoreve, do te jete Lezha ajo qe do te prese nje investim te njejte me te, me nje vlere totale 1 miliard euro.