Qeveria shqiptare nuk e ka lejuar gjatë histerinë e mediave pranë Edvinit, të cilat të verbuara nga interesat politike të ditës, nuk pushuan së deklaruari se Berisha kishte konsumuar tradhti kombëtare e se Greqisë i ishte falur hapësirë ujore. Ministria e Jashtme sqaroi sot në mesditë ne nje konference per mediat, detajet e marreveshjes se nenshkruar me Greqine per caktimin e kufinjve detare mes dy vendeve, duke evidentuar faktin se s’ishte falur asgjë, meqenëse më herët dy shtetet s’kishin pasur një marrëveshje të tillë e vija e kufirit detar nuk kishte qenë kurrë e përcaktuar. Sipas drejtoreshes juridike ne Ministrine e Jashtme Ledia Hysi parimi i perdorur per shenimin e kufijve eshte ai i baraslargësisë nga kufiri tokesor i Greqise dhe eshte mbështetur ne Konventën e OKB-së për të Drejtën e Detit, në të cilën të dy vendet janë palë. "Duke qenë të dy vendet palë në këtë traktat ndërkombëtar, janë të detyruara sipas nenit 83 të Konventës, “të përcaktojnë me marrëveshje mbi bazat e ligjit ndërkombëtare kufirin e shelfit kontinental. Parimi i përdorur për përcaktimin e vijës kufitare është ai i baraslargësisë", sqaroi Ledia Hysi, Drejtore Juridike ne MPJ. I pranishem ne kete konference ishte edhe komandanti i Forcave Detare Kristaq Gerveni, i cili perveç te dhenave teknike deklaroi se vendosja e kufijve ujor eshte inciuar nga vete shteti yne. "Si vije baze merret bashkimi i kepeve me te dala, qofshin keto te tokes se vazhdueshme, apo edhe te ishujve. Pra, duhet te kemi parasysh qe nje shteti i lind e drejta, qofte edhe nje shkëmb, qofte edhe mbi siperfaqen e ujit, qe ta shfrytezoje si pike referimi per te ndare siperfaqen ujore. Inicimi ka qene nga pala jone, per sa i perket detit une e quaj nje sukses ashtu sic kemi realizuar me Italine, u realizua me Greqine dhe tani kemi filluar negocimet dhe me Malin e Zi", tha Kristaq Gerveni, komandant i Forcave Detare. Jozyrtarisht, merret vesh se përcaktimi i kufinjve detarë do të ndihmojë nesër edhe në ndarjen e pasurive nëntokësore që mund të zbulohen në ujrat e përbashkëta që lagin Shqipërinë me Greqinë. Pikërisht në këto ujra, shumë kompani detare po kërkojnë për naftë e merret vesh se marrëveshja për ndarjen e kufirit sipas konventave ndërkombëtare ka qenë investimi më i mirë për të shmangur ndërlikime të mëtejshme, nesër, kur të dy shtetet, do të mobilizonin energji të shumta për të mbajtur për vete pasuritë e “ujrave të kontestuara”.

...