Apoel i Altin Haxhit fitoi në transfertë 1-0 derbin me Omonian e Duros, duke marrë dhe në kampionatin qipriot, pavarësisht se dy ekipet kanë secila nga 45 pikë, por Apoel është i pari, pasi fitoi dy herë me “jeshilët”. Golin e vetëm e shënoi Nektarios Aleksandru në minutën e 59-të. Altin Haxhi luajti gjatë gjithë takimit, ndërsa Duro vetëm pjesë e parë.
E Shtune, 17 Janar 2009