Alki pa Isli Hidin dhe Blerim Rustemin është dicka tjetër në kampionatin qipriot. Skuadra e shqiptarëve humbi 5-2 në transfertë me AE Pafos në javën e 14-të të kampionatit qipriot. Si Hidi ashtu dhe Rustemi nuk luajtën në këtë takim.
Anorthosis i Arjan Beqajt fitoi 2-1 në transfertë me APEP Pitsilias. Portieri shqiptar nuk luajti në këtë takim, pasi është ende nuk është rikuperuar plotësisht. Apoel i Altin Haxhit fitoi në transfertë me Dhoksa Katokopias. Këmbëmajti gjirokastrit nuk u aktivizua në këtë takim. Të hënën Omonian e Klodian Duros do të luajë me AE Paraliminiu.
E Diele, 21 Dhjetor 2008