19/04/2005  Partia Socialiste ka vendosur që të propozojë emrin e Ardian Qiricit, si anëtar të Këshillit Mbikqyrës të Bankës së Shqipërisë. Qirici do të zëvendësojë në këtë detyrë Andis Harasanin, i cili ka dhënë dorëheqjen, për shkak të angazhimeve të tij në politikë. Harasani, dhe pse është vënë në qendër të akuzave të opozitës, në votimin për këtë detyrë, ka marrë dhe votat e socialistëve. Duket se kandidimi i tij si deputet ka sjellë dhe dorëheqjen nga detyra. Sipas programit të punës të Kuvendit të Shqipërisë, Qirici do të votohet ditën e enjte. Ndërsa deri më tani nuk është dhënë një kandidaturë alternative. Sipas rregullores, anëtarët e Këshillit Mbikëqyrës së Bankës së Shqipërisë miratohen me shumicën e deputetëve prezent në sallë. Ndërsa pritet që as deputetët e opozitës të mos shprehin votën e tyre kundër.