felajQeveria tërheq projektligjin për dënimin me burg të shpifjes, një ditë pasi e dorëzon në Kuvend.


Pas kundërshtimeve  të medias, por dhe të shoqërisë civile, ndërsa aleati kryesor i PS, Ilir Meta, deklaroi se kishte një keqkuptim në formulim dhe do të korrigjohej, qeveria vendos tërheqjen e pr/ligjit për të saktësuar se nuk ka të bëjë me gazetarët, por me politikanët


Ne do ta tërheqim nismën për të saktësuar nismën në mënyrë të mos ndodhë ky diskutim.


Një gjë të jetë e qartë, politikanët duhet të jenë korrekt dhe kanë detyrimin të shprehin të vërtetën.


Do ketë riformulim të nenit. Nuk ka të bëjë me median, deklaroi Ermonela Felaj, ministrja për Parlamentin, raporton Ora News.


Qëllimi i nenit është të vendosur një marrëdhënien e re me të vërtertën si detyrim për të gjithë.


Askush nuk është dakord me atë që ndodh në Kuvendin e Shqipërisë me atë që ndodh.  


Të zgjedhurit funksionarët e lartë shtetëror kanë detyrimin që të thonë të vërtetën tha ajo.