Saimir Tahiri ka reaguar më në fund, në lidhje me lajmin e dorëheqjes së tij si Ministër i Brendshëm.


Tahiri thotë se deri tani, nuk ka dhënë dorëheqje, por dhe nuk i është kërkuar nga Kryeministri.


Megjithatë, ai e le të kuptohet se kjo gjë do të ndodhë, pasi shprehet se PS do të jetë më e fortë.


Por, duket se Tahiri nuk do ta japë vetë dorëheqjen.


Për saktesim, as më ka kërkuar kush e as kam dhënë dorëheqje deri tani.


Sidoqoftë, më të forte do jemi, sot e gjithmone, bashke , shkruan Tahiri në një reagim të shkurtër në rrjetet sociale.