Elita e policise shqiptare tregoi dje forcen ne nje stervitje qe u ngjante skenave te filmave aksion. Basha Duhet te ndihemi krenare me shkallen e pergatitjes e te gatishmerise te RENEA-s




Te shtena shperthime sirena dhe zhurme helikopteresh qe ne pak minuta e kane kthyer qendren e Tiranes ne nje fushe beteje. Forcat RENEA nderhyne dje per te shpetuar nga nje grup grabitesish te armatosur dhe te dhunshem Banken e Shqiperise. Ne pak minuta forcat me te pergatitura te policise shqiptare vune ne pranga grabitesit dhe ua kthyen sheshin qytetareve. Gjithcka ishte hipotetike dhe behej fjale per nje stervitje qe u ndoq live nga qytetaret u filmua nga kamerat dhe ne te cilen askush nuk u demtua por ashtu sic tha ministri i Brendshem Basha operacione te ngjashme te suksesshme dhe te verteta jane zhvilluar me dhjetera nga RENEA edhe pse larg kamerave dhe syve. Duhet te ndihemi krenare me shkallen e pergatitjes e te gatishmerise te RENEA-s - tha Basha i cili ishte veshur me kemishe te zeze si per te nderuar uniformen me kete ngjyre te trupave elite te policise shqiptare.


Filmi


Ne baze te informacioneve paraprake te marra nga policia lokale me urdher te drejtorit te Pergjithshem te Policise se Shtetit i gjithe reparti RENEA vihet ne gatishmeri pasi ne qender te Tiranes po grabitet Banka e Shtetit Shqiptar nga persona te armatosur - njoftoi policia... Fatmiresisht behet fjale per nje skene te improvizuar te ngjashme me filmat ne te cilen RENEA demonstroi forcen dhe pergatitjen e saj. Ngjarjet u zhvilluan pak a shume keshtu Njesia e Gatshme e repartit u nis me helikopter ne vendngjarje per shkak te trafikut te renduar per te marre situaten nen kontroll. Ajo ka informacione te pakonfirmuara se ky grup qe po kryen grabitjen e bankes mbeshtetet edhe nga persona te tjere te armatosur kjo per shkak te krismave te shumta qe degjohen perreth bankes. Grabitesit ne tentative per te dale nga banka shkembejne zjarr me policine lokale ne momentin kur dalin nga banka dhe tentojne te shkojne tek nje automjet tip furgon qe ndodhet ne afersi. Nderkohe me helikopterin e madh MI-8 nen sigurimin dhe mbeshtetjen e snajpereve te vendosur ne 2 helikoptere te vegjel grupi i nderhyrjes zbret me litar nga lartesia 20 ndash 25 m duke u futur ne veprim. Ndersa grupet e tjera te repartit RENEA me mjetet e blinduara futen ne vijen e kufizimit te larget dhe marrin detyren duke zevendesuar policine vendore. Pasi grabitesit kane arritur ne mjetin e tyre ku po i prisnin edhe persona te tjere qe andej fillojne te hapin zjarr kunder policise duke vene ne levizje makinen e tyre. Grupi i kufizimit mban kontakt me zjarr me grabitesit dhe u bejne thirrje per tu dorezuar. Grupi i nderhyrjes se planifikuar merr urdher te veproje per neutralizimin e levizjes se automjetit dhe kapjen e grabitesve. Nengrupi perkates merr mjetin e blinduar duke bere bllokimin e automjetit tip furgon te grabitesve me ane te nje manovre perplasjeje. Grupet e tjera te bllokimit dhe neutralizimit me mjete ne kembe dhe helikopter bejne afrimin per ne vendin ku ndodh perplasja. Efektivat e grupit qe bene perplasjen e automjetit prangosin shoferin dhe bejne kontrollin dhe mbikeqyrjen e mjetit tip furgon. Ndersa efektivat e dy grupeve te tjera bejne ndjekjen dhe ndalimin e dy grabitesve qe kane dale nga automjeti nen shkembimin e zjarrit. Ne perfundimin e aksionit shoqerohen te ndaluarit ne mjet dhe i dorezohen policise lokale. Gjithcka perfundoi me sukses. Ashtu sic ne te vertete jane realizuar ne Shqiperi edhe pjesa me e madhe e operacioneve te ketij grupi special.


Qellimi


Policia tha se ne qender te ketij demonstrimi ishte prezantimi i teknikave te specializuara tenderhyrjes se ketyre forcaveper zgjidhjen e situatave me veshtiresi te larte sic eshte rasti i grabitjes se bankave nga elemente te armatosur. I pranishem ne kete operacion ishte edhe ministri i Brendshem Lulzim Basha i cili ne fund te aksionit deklaroi Me dhjetera e dhjetera aksione te tilla por larg syrit te kamerave jane zhvilluar nga ky repart por edhe nga forca te tjera te Policise se Shtetit gjate gjithe ketyre viteve. Aftesia e tyre vjen duke u persosur kapacitetet e tyre teknike organizative planifikuese dhe njerezore kane arritur sot pa dyshim ne nivelet e praktikave me te mira evropiane. Operacioni shenoi edhe diten e fundit te Panairit Nderkombetar per Sigurine dhe Mbrojtjen ALMEX. Ndersa mesohet se ne kete demonstrim jane perfshire teknikat e specializuara tenderhyrjes se ketyre forcaveper zgjidhjen e situatave me veshtiresi te madhe. Sot ata kane realizuar nje skenar fiktiv i cili stimulonte grabitjen e nje banke nga nje grup i rrezikshem kriminal me parametra te pergatitjes terroriste dhe skenari i pergjigjes ndaj kesaj ngjarjeje eshte demonstruar qartesisht para syrit te kamerave dhe para syrit te qytetareve dhe eksperteve qe e ndiqnin ketu ne qender te Tiranes - tha Basha duke pergezuar RENEA-t dhe duke u premtuar atyre perkrahjen e vazhdueshme te ministrise dhe qeverise. I garantoj ata se Ministria e Brendshme dhe qeveria e Kryeministrit Berisha sikunder deri tani nuk do te kursejne asgje per tu ofruar atyre mbeshtetjen me te plote morale dhe politike financiare dhe teknike dhe se arritjet qe bene te mundur heqjen e vizave per shqiptaret do te konsolidohen me tej duke e bere Policine e Shtetit policine shqiptare nje partnere te denje dhe nje pararoje te integrimit evropian te vendit - theksoi ne fjalen e tij ministri. Operacione te ngjashme nga forcat speciale u zhvilluan edhe ne Durres.