Mbrojtësi Stefan Radu nuk do të largohet nga Lazio, ka bërë të ditur menaxheri i tij, Victor Becali.

Reprezentuesi rumun ka zgjuar interesim nga disa prej klubeve të mëdha evropiane por Becali ka insistuar se nuk ka pasur kontakte me dikë prej tyre dhe se klienti i tij do të mbetet në Olimpico.

“Nuk jam kontaktuar nga klubet e interesuara ndërsa edhe Lazio nuk më ka thënë asgjë. Nuk e di prej nga vijnë spekulimet rreth largimit të Stefanit nga Lazio”, tha Becali për Radio Mana Mana.