Sezoni artistik i Teatrit Kombëtar  Operës dhe Baletit sjell në skenë baletin Rajmonda dhe Spartakus, që vjen nën koreografinë e Leonard Xhokaxhi(Ajkun), i cili do të jetë dhe njëri nga solistët e baletit. Në këtë shfaqje janë të ftuar dhe artistë, të cilët vazhdojnë aktivitetin e tyre në kompaninë e Xhokaxhi në Amerikë. Në këtë balet do të marrin pjesë trupa e baletit të TKOB, solistët më të mirë të teatrit.

Baleti do të jetë katër net në skenën operistike në datat 16, 17,18 dhe 19 qershor. Solistet: Astrit Zejnati, Se Yong Kim, Erisa Gina, Alisa Gjoni, Elona Nallbani, Ledia Sula, Jonida Onuzi, Endri Shkoza, Ervis Nallbani, Fatjon Lito, Elton Merja do të jenë përpara publikut. Ndrëkohë që Suita Raymonda Suita me muzikë nga Alexander Glazunov dhe Spartacus Suite vjen me muzikë nga Aram Khachaturian. Suita Raymonda: Këtu trajtohet figura e brishtë e një bukurosheje Raymonda, e cila është e premtuara e Jean De Brienne. Ajo feston ditëlindjen e saj dhe Jean që pritet të vijë një ditë më vone dërgon disa dhurata me parë, ndër to një portret të tijin. Raymonda ëndërron të dashurin e saj, ai del nga portreti dhe kërcen me të. E zgjuar nga ëndrra gjen të pranishëm Abderman, i cili i shpreh dashurinë e tij për të. Pasi ajo e ka refuzuar Abdermanin me bashkëpunëtorët e tij, tenton ta rrëmbejë atë por pa sukses. Tentativa e tij ndërpritet nga ardhja e Jean dhe vëllait të tij Mbretit Hungarez. Aty zë vend një duel ku Abderman vdes. Suita zhvillohet në kështjellë në ambientin festiv të celebrimit të martesës së të dy të dashurve, më shumë valle dhe hare. Në këtë trajtimin pasqyrohet festiviteti në pallatin mbretëror dhe linja e dashurisë së Raymondës për Jean si dhe hareja dhe gëzimi i të ftuarve për ta! Suita Spartacus : Këtu trajtohet figura madhështore e mbretit Thrakian Spartacus,  i kapur nga romanët dhe i kthyer në një gladiator-skllav, kryengritja e pasuksesshme e skllevërve të udhëhequr nga ai kundër Republikës Romane. Kjo ide ka qenë dhe është një inspiracion i përhershëm me shumë kulminacione artistike të formave të ndryshme të artit modern. Aram Khachaturian kompozoi muzikën për këtë balet të shkëlqyer, ku pati konferma absolute në nivel botëror. Një balet që kundërvë një relacion të madh dashurie midis Spartakut dhe gruas se tij Phrigya me relacionin tiranik të konsullit Roman Crassus dhe konkubinës së tij Aegina . Së fundi vdekja e Spartakut në një finale të dhimbshme dhe heroike. Duke e rivizituar këtë kryevepër qëllimi është të  sillen në jetë temat heroike në një suite të fuqishme dhe heroike.