Rama e KLosiKryeministri Edi Rama mori pjesë në aktivitetin  “Arsimi profesional, sfida cilësia”. Në fjalën e mbajtur Rama tha se arsimi profesional është e vetmja rrugë që të siguron një punë dhe të ardhura të mira. Sipas tij, arsimi profesional nuk është një lëmoshë për të humburit.


“Shkolla profesionale është kthyer në një destinacion dhe kjo thyen mitin se arsimi profesional është një lëmoshë për të humburit.


Pikërisht duke u mbështetur mbi modelin gjerman, me vetëdijen se ne gjermanë nuk bëhemi kurrë, se mos ngatërrohet ndonjëri se unë e kam këtë optimizëm, ne kemi arritur të realizojmë një kthesë të rëndësishme në një rrugë të gjatë.


Është një betejë me mendësinë me historinë, një mënyrë e caktuar të të menduarit të suksesit në jetë që duhen transformuar rrënjësisht, se arsimi profesional nuk është një rrugë që ka një fund të njohur, por një rrugë që ka mundësi pafund për tu vetëpunësuar, për të hapur një biznes të vogël.


Po të shohësh statistikat e Gjermanisë e kupton qartë se rruga e arsimit profesional, është rruga e fitimit të ndershëm dhe pa limit”, tha Rama.


1 nëntor 2016 (gazeta-Shqip.com)