Kryetari i Partisë Socialiste Edi Rama ka reaguar sot në lidhje me dorëheqjen e drejtorit të policisë së qarkut të Dibrës Shemsi Prençi.

Në një konferencë për shtyp, Rama theksoi se dorëheqja e drejtorit të qarkut të Dibrës Shemsi Premçi është sirenë alarmi që duhet ta dëgjojë Prokurorja e Përgjithshme, shoqëria civile dhe partnerët ndërkombëtarë.


“Jam këtu për të përshëndetur për kurajon drejtuesin e policisë së Dibrës Shemsi Prençi, qëndrimi i tij i djeshëm është një këmbanë alarmi për ekzistencën e shpellës së mafies në Bulqizë. Është një këmbanë alarmi për kryeprokuroren dhe një këmbanë që duhet ta dëgjojnë të gjithë policët e ndershëm që ndeshen sot me murin e shurdhët të intitucioneve. Është një alarm që duhet ta dëgjojnë të gjithë të punësuarit që i ka shkuar në palcë thika e padrejtësisë. Është një sirenë alarmi që duhet të dëgjojë e gjithë shoqëria por edhe partnerët ndërkombëtarë për të kuptuar edhe më mirë hendekun dhe çfarë po ndodh në realiten e shqiptarëve” shtoi Rama.


Ai ka theksuar se Partia Socialiste do të vazhdojë në Parlament betejën për zbardhjen e krimit shtetëror që ka kapur fuqishëm minatorët e kthyer në skllevër.

 


.