TIRANË-Edhe pse debati për buxhetin ka thyer rekordet e seancave të mëparshme parlamentare, protagonistë në seancën e parlamentit kanë qenë ata të dy, Rama dhe Berisha.

Pas një debati 24 orësh për draftin e buxhetit dhe paketës fiskale, kryeministri Edi Rama ka përdorur një shprehje shekspiriane duke ironizuar deputetin Sali Berisha.
“Mjerë ti që gjuha të është bërë oratoria e turpit tënd”, tha Rama që mbyllim fjalimin për buxhetin me këtë shprehje që i prit me duartrokitje të gjata nga ana e mazhorancës në sallën e Kuvendit.

Berisha
I menjëhershëm ka qenë reagimi i ish-kryeministrit Sali Berisha.
“Unë nuk kam fjetur në hotel me më shumë se 750 dollarë. Nuk ka udhëtuar me biznes, manari i tij sugari Fuga udhëton gjithmonë me biznes, ngjitur me të, ky këtu (Rama). Askush nuk më ka peshuar as edhe me një qindarkë. Të tjerat janë mashtrime, bëre mirë që shkove te Shekspiri sepse rëndom quhesh ‘Edi Drama’ ndaj dhe unë kam kohë që u bëj thirrje shqiptarëve, ti mund të citosh c’të duash, por një vizitë tek psikiatri është jetike për vendin. Vetëm një mendje e sëmurë mund të mashtronte adminstratën amerikane. A e dini se kanë qenë ofruar 7 vende për armët kimike dhe ky u vetëofrua, i marr të gjitha tha. Ky pas refuzimit të statusit, morën ministrat paralajmërime për shkak të fjalimeve të tij. Cfarë prisni ju? Të vizitoni këtë njeri që me një të rënë të lapsit, merr borxh për të rrënuar vendin. Cfarë prisni ju ti bëni një vizitë tek psikiatriku. Kolegë të mij e kanë mjekuar këtë, vite më parë e kanë cuar me barrelë të lidhur.
Po po, kam fakte. Momentet e fundit do ju sjell firmat juve. Vizitohu dhe mjekohu se nuk veprohet kështu, je në një post që ke rrënuar ekonominë e vendit, por rrënon kushtetutën, ligjet, gjykata kontrata të vendit gjeneron vec energji negative

E kërkon fjalën Rama, ndërhyn Meta: Mos harroni që janë Krishtlindjet sot

Rama
Ajo që na takonte ne për shqiptarët e larguam problemin e tyre të madh nga qeveria, ajo që na takon ne si shumicë pas 23 qershorit ne po e bëjmë duke e mos ndërhyrë në problemin e madh që ka opozita dhe duke i dhënë mundësi opozitës të ndjehet mirë dhe kur ndjehet mirë duke bërë keq për opinionin e parlamentin dhe nivelin e sjelljes që ky parlament demonstron. Them se ky parlament, dhe opozita duhet të sillet me mënyrë të përgjithshme, se kur plakut të shpis i sos kandili të mos sillet si plaku Mere në lagje, por bëjeni këtë që të mso e lemë Shqipërinë dhe parlamentin në një lagje që turbullohet sa herë plaku del nga shpia edhe pse i është sosur kandili i arsyes

E rikërkon fjalën Berisha
Meta: Ki parasysh se janë Krishtlindjet sot
Berisha
Dy fjalë kam unë. Cdo dy tre muaj ndërron besimin ai, kot. Në një hark 3 mujor diskretitoi Shqipërinë para syve të botës, e bëri për karrigen e tij, bllokoi statusin, zgjoi reagimin më të madh, në një hark tre mujor po shndërron financat publike në një gjëmë të madhe që do zejë të parin atë poshtë. Unë e di që ju s’ja thoni, por ai duhet të vizitohet.

(d.bonollari/BalkanWeb)