Fusha e Aviacionit eshte parashikuar te kthehet ne nje zone me nje bulevard te gjelber ne harten e Tiranes, me gjatesi nje kilometer. Aktualisht kjo zone i eshte nenshtruar punimeve, te cilat jane inspektuar gjate dites se djeshme nga kryebashkiaku Rama. Sipas projektit, ne brendesi te kesaj zone do te kete dhe hapesira per aktivitete argetuese. Realizimi i ketij projekti kerkon nje investim prej afro 290 milione leke. Projekti eshte konceptuar prej nje kilometri te Fushes se Aviacionit, bazuar ne konceptin e njehsimit per levizjen e lire te njerezve me pranine e shkollave dhe universiteteve, ne fqinjesine e ngushta. Ndersa hapesira e gjelber perbehet nga tre module baze, te cilat jane sistemi dhome. Ky lloj gjelberimi synon te dale nga kornizat e dy tipave te meparshme, per te thyer njetrajtshmerine e gjelberimit ne forme dhomash duke krijuar grupet e pemeve solitare dhe te vetmuara. Projekti imiton strukturen e nje doreshkrimi dhe permban shtrime dyshemesh, bimesi te ulet dhe bimesi te larte. Projekti per parkun tek ish-Pista e Aviacionit, konsiston ne krijimin e nje hapesire urbane, nje parku tematik i cili ka per qellim te mos fragmentoje me teper hapesiren ekzistuese. Ne pjesen jugore te segmentit te ish-Fushes se Aviacionit, parashikohen hapesira per mirembajtjen e parkut, edhe permes iniciativave private. Ne brendesi te zones do te kete mini-hapesira per aktivitete sportive dhe rekreacion; fitness, basketboll, volejboll, pista vrapimi dhe kende lojerash per femije.