Kryeministri Edi Rama postoi mëngjesin e së hënës, një foto nga Gjiri i Brisanit në Karaburun. Përmes rrjetit social Facebook, Kryeministri ka zgjedhur këtë mënyrë për të promovuar bukuritë natyrore dhe pikat turistike të vendit.


Mirëmëngjesi dhe ju uroj një ditë të mbarë me këtë pamje të Gjirit të Brisanit në Karaburun, shkruan Rama në Facebook.


Karaburuni është shndërruar tashmë në një destinacion mjaft të frekuentuar për pushuesit. Në Karaburun mund të shkohet përmes rrugëve tokësore dhe detare. Por pushuesit zgjedhin më së shumti këtë të dytën, si një eksperiencë për të mos u humbur.


Shpella e Haxhi Aliut është një nga bukuritë e rralla që të ofron Karaburuni. Në gjiret e vogla, eksploruesit e natyrës mund të gjejnë qetësinë larg zhurmës së plazheve masive.


14 gusht 2017 (gazeta-Shqip.com)