Rama kanadezKryeministri Edi Rama priti në një  takim ministrin e Punëve të Jashtme të Kanadasë, John Baird. Ministri Baird përgëzoi Kryeministrin për politikën konstruktive në rajonin e Ballkanit dhe kontributin e Shqipërisë në sigurinë e paqes dhe në përballimin e sfidave të sotme të sigurisë në shkallë globale.


Kryeministri Rama theksoi progresin e arritur në rajon, mungesën e konflikteve dhe jetesën në paqe me njëri-tjetrin, por edhe të ndërgjegjshëm për brishtësinë e paqes dhe rrezikut potencial nga rritja e ekstremizmit sot në botë.


Në takim u nënvizua rëndësia e forcimit të partneritetit në fushën e sigurisë midis dy vendeve dhe në kuadër të aleancës euroatlantike, për përballimin e sfidave të përbashkëta të sigurisë që kërcënohen nga terrorizmi dhe ekstremizmi.


Në takim u fol gjithashtu, për forcimin e bashkëpunimit ekonomik dypalësh, ku u vlerësua prezenca e investimeve kanadeze në Shqipëri.