gjimnazi-qemal-stafa90-vjetori


Kryeministri Edi Rama mori pjesë dje në ceremoninë e zhvilluar në kuadër të 90-vjetorit të gjimnazit Qemal Stafa në kryeqytet. Rama tha se më në fund, ky gjimnaz do të ketë mjedise moderne, duke shtuar se për herë të parë këtë vit, nxënësit do të mësojnë me tekste cilësore. Profesorëve të shumtë dhe të panjohur si emra, nxënësve që kanë kaluar duke lënë në muret dhe mjediset e tjera kujtimet dhe mbresat, shteti shqiptar dhe kombi shqiptar u ka një borxh të madh ndaj atij që ishte gjimnazi shtetëror dhe më pas u bë Qemal Stafa. Projekti i nisur për këtë shkollë më në fund po finalizohet dhe sot mjediset janë të denja për ambicien e vetë trupës dhe të ardhmen e gjimnazit. Ky është viti ku në gjimnaze do të fillojë kalimi nga alterteksti te tekstet e Oxford, u shpreh kryeministri, i cili theksoi se më në fund nxënësit do të marrin të njëjtin burim si bashkëmoshatarët e tyre në vendet e përparuara të Europës.