Radio Evropa e Lirë, redaksia për Moldavinë, duke u mbështetur në zyrtarë të ministrisë së jashtme të Moldavisë, ka raportuar se senatori amerikan, John McCain, do ta vizitoj Kishinevin më 17 prill.



Zoti McCain, ish-kandidat presidencial i Partisë Republikane, më herët ka kërkuar integrim më të shpejtë të Moldavisë dhe Gjeorgjisë në strukturat e NATO-s.



Ka pasur shqetësime në rritje për inkursion të mundshëm të Rusisë, përmes Ukrainës, për ta okupuar rajonin separatist Transdniestër të Moldavisë.  Ky rajon prorus e ka shpallur pavarësinë nga Moldavia në vittin 1990, ndërsa të dy palët zhvilluar luftë në vitin 1992. Pavarësia e ka shpallur ky rajon, nuk është njohur nga asnjë shtet.



Rusia i ka afro 1400 ushtarë në Transdniestër, të cilët i përshkruan si paqeruajtës. SSSA
ASSAdPlatformZone = {id: "549fcab82",format: "410x0"};