Avokati i Popullit, Igli Totozani, gjatë një deklarate për mediat tha se, Raporti i Departamentit të Shtetit ishte një analizë e thelluar e problemeve të rënda në vend, në lidhje me respektimin e të drejtave të njeriut.



“Ne konstatojmë se raporti i Departamentit amerikan të Shtetit është një vlerësim dhe analizë e thelluar dhe e vërtetë e gjendjes së të drejtave të njeriut në vendin tonë, dhe se në të gjejnë pasqyrim të gjitha problematikat dhe shqetësimet e ngritura edhe nga institucioni ynë, si gjendja e komunitetit rom dhe atij egjiptian, problemet e personave me aftësi të kufizuara, gjakmarrja dhe pasojat e saj, gjendja e të drejtave të njeriut në vendet e kufizimit të lirisë, të drejtat e komunitetit LGTB, dhuna në familje e veçanërisht dhuna ndaj grave”, tha Igli Totozani, Avokat i Popullit. Totozani deklaroi se ndihet i vlerësuar që, institucioni që drejton është konsideruar një burim i besueshëm nga Departamenti amerikan i Shtetit, i cili i është referuar edhe problematikave të denoncuara nga Avokati i Popullit.