Në qendër të Prishtinës, në sheshin "Zahir Pajaziti", sot u zhvillua turneu ndërkombëtar në boks “Turqi faleminderit, ju duam”,  organizuar nga legjenda e boksit, Aziz Salihu.


Organizatori i këtij turneu, përveç kënaqësisë nga lufta e boksierëve, fitoi edhe një dedikim të veçantë.

Rapsodi Hashim Shala interpretoi në ringun e improvizuar në shesh, këngën që muaj më parë e ka realizuar si dedikim për fituesin e medaljes olimpike.


Salihut i janë kushtuar edhe më herët këngë, duke përfshirë edhe një nga vajza e tij këngëtare, Monika.



Kampioni i boksit ka bërë të ditur se ky turne është organizuar për hir të përkrahjes së Turqisë që ndaj Kosovës.

Ndërsa në fund të turneut ‘’Zizi olimpik” ka falënderuar Zotin për ndihmën e dhënë, pasi në vazhdimësi  është ankuar për mungesë të përkrahjes nga institucionet përgjegjëse. /Indeksonline/