Rapsodi i njohur kosovar me banim në Gjermani, Sami Veseli, sipas raportimeve ka  vrarë bashkëshorten dhe vajzën e tij.


Për arsye ende të panjohura, Veseli pasi u humbi jetën dy familjareve të tij, ka vrarë dhe veten, transmeton Klan Kosova.


Lajmi për vrasjen e trefishtë, është bërë i ditur në rrjetet sociale, nga një mik i tashmë të ndjerit Sami Veselit.


Në publikimin e tij të shoqëruar me fotografi, kjo vepër e rapsodit të njohur nga Ferizaj, arsyetohet me këtë mbishkrim:


Jeta në kulturat e huaja dhe sfidat e vështira në mërgim japin mundësi që të degjenerohemi e të humbim fëmijët dhe familjen na shtyejnë të bëjmë akte të rënda vetëm e vetëm që të ruajmë fytyrën dhe ndërgjegjien shqiptare.


Përveç detajeve të publikuara nga miku i rapsodit të njohur, ende nuk dihen motivet e këtij akti.


/KlanKosova/


 


Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter