E enjte 04 Tetor 2012 1331

UIncidenti me flamurinNje dite pas incidentit diplomatik me flamurin tone kombetar te vendosur koke poshte gjate vizites se ministrit te Jashtem ne Greqi Edmond Panariti vjen edhe reagimi i pales greke.

Ministri i Jashtem grek Dimitris Avramopulos i ka telefonuar homologut shqiptar Panariti per ti kerkuar ndjese per ate qe ndodhi. Nderkohe edhe zedhenesi i ministrise se Jashtme te Greqise Grigoris Delavekouras permes nje komunikate ka shprehur keqardhjen per pakujdesine sic thote ai gjate vizites se ministrit te Jashtem te Shqiperise ne ministrine e Puneve te Jashtme te Greqise. Ne emer te ministrise se Jashtme greke Delavekouras ka kerkuar falje per cdo ofendim qe u shkaktua nga ky gabim. Ai shton se vendosja e flamurit koke poshte nuk ka qene e qellimshme. Nje dite me pare kryediplomati shqiptar Edmond Panariti vizitoi Greqine ku pati takime me homologun Dimitris Avramopulos dhe presidentin Papulias. Gjate takimit me Avramopulos Panariti deklaroi se ceshtja came dhe pronat e shqiptareve ne Greqi duhet te zgjidhen sa me shpejt. Ai gjithashtu tha se ceshtja e kufirit detar do te trajtohet nga pala shqiptare ne perputhje me interesat e vendit Kushtetuten dhe legjislacionin nderkombetar.

 


 



Komente

Facebook